Filloi asfaltimi i segmentit të rrugës nacionale N2, Prelez i Jerlive - Ferizaj

Prishtinë, 10 tetor 2018

 

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, me bashkëpunëtor, të mërkurën mori pjesë në asfaltimin e segmentit të rrugës Prelez i Jerlive – Ferizaj, pjesë e rrugës nacionale N2, Prishtinë -Ferizaj.

 

Ky segment rrugor tejet i frekuentuar po asfaltohet në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve dhe ka gjatësi mbi 1 kilometër, kurse gjerësia e saj është 7.5 metra.

 

Zëvendësministri Rexhep Kadriu, u njoftua nga afër me punimet në rehabilitimin e kësaj rruge, e cila sot ka filluar së asfaltuari, ndërsa nga kompania e mirëmbajtjes ka kërkuar që krahas cilësisë, të jenë të shpejtë dhe efikas, në mënyrë që të evitohen kolonat e gjata në trafik.

 

Ministria e Infrastrukturës në vazhdimësi është duke ndërhyrë në rrugët ekzistuese të cilat janë të dëmtuara, në mënyrë që qytetarëve tanë t’u ofrohet infrastrukturë moderne dhe më e sigurt.

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO