Njoftim per publik

Te nderuar pasagjerë,

 

 

Në prag të pushimeve verore, Ministria e Infrastrukturës e Republikës së Kosovës u rikujton bashkatdhetarëve që udhëtojnë me aeroplan për në Kosovë që të jenë të kujdesshëm gjatë blerjes së biletave të aeroplanit.

 

Në rast se keni ndonjë dyshim, ju lutemi shikoni historinë e agjencisë turistike ose konsultohuni me Qendrën për Mbrojtjen e Konsumatorit në vendin tuaj para se të bleni biletën. Lista e kompanive ajrore të miratuara për të fluturuar në Aeroportin e Prishtinës gjatë këtij sezoni veror është publikuar në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Infrastrukturës  

 

http://www.mi-ks.net/repository/docs/2015_08_07_115200_Lista_e_operatoreve1436781701.doc

 

Ministria e Infrastrukturës ju siguron se po punon me përkushtim të shtuar, brenda përgjegjësive ligjore, që të sigurojë mbrojtjen e udhëtarëve në harmoni me Rregulloren e MI-së nr. 2008/5 që ofron të njëjtën mbrojtje si Rregullorja e BE-së nr. 261/2004 për të drejtat e udhëtarëve. Kjo rregullore ju mbron në rastet e anulimeve të fluturimeve nga kompania ajore, në rastet e vonesave të gjata dhe në rastet kur janë shitur më shumë bileta sesa ka vende në aeroplan.

 

Udhëtarët e bllokuar në aeroporte apo në pritje të bagazheve të humbura, gjithashtu mund ta përdorin  aplikacionin për të drejtat e udhëtarëve në telefonat e tyre të mençur për t’i mësuar të drejtat e tyre menjëherë dhe në vendndodhje. Ministria e Infrastrukturës ka punuar me Komisionin Evropian për ta përkthyer këtë aplikacion mobil në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe për ta bërë të disponueshëm për udhëtarët tanë në gjuhë amëtare. Aplikacioni funksionon në platformat Android, Apple iOS, Blackberry dhe Windows Phone dhe mund shkarkohet duke kërkuar “Your Passenger Rights” në platformën përkatëse, ose duke vizituar këtë adresë http://ec.europa.eu/transport/ passenger-rights/en/mobile. html.

Gjithashtu ju njoftojmë se, njësoj si në çdo vend të BE-së dhe në Zvicër, Ministria e Infrastrukturës nuk e bën kompensimin e udhëtarëve, të cilët mashtrohen nga kompanitë ajrore apo agjencitë turistike të shteteve të tjera apo të vendit tonë, por ju siguron se do të ndërmarrë aktivitete dhe masa administrative apo penale në përputhje me legjislacionin në fuqi kundër të gjithë personave përgjegjës, të cilët i kontribuojnë mashtrimit të pasagjerëve, qoftë në mënyrë direkte apo indirekte.”

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO