Pas reshjeve të borës të gjitha rrugët janë të kalueshme, aksi rrugor Restelicë – Dragash tërësisht i lirë për qarkullim

Prishtinë,


04 janar 2018


Pas reshjeve të borës në orët e para të mëngjesit të sotshëm të gjitha rrugët janë të kalueshme, por se kërkohet kujdes i shtuar nga ngasësit dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugëve. Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në gadishmëri përgjatë tërë natës dhe kanë intervenuar në të gjitha ato akse rrugore ku janë paraqitur ngrica, kurse në rrugët malore ku ka patur rrëshqitje të vogla të dheut është intervenuar dhe janë pastruar ato, duke bërë kështu që ato të jenë të lira për qarkullim.


Ministria e Infrastrukturës u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafikun rrugor, që të jenë të kujdesshëm dhe ta përshtasin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet dhe gjendjen e rrugëve në teren, në mënyrë që të kemi qarkullim të lirë dhe mbi të gjitha të sigurt.


Ndërsa sa i përket aksit rrugor Restelicë – Dragash, ku mëngjesin e djeshëm kishte rrëshqitje dheu dhe gurësh, tashmë kjo rrugë është pastruar nga dheu dhe gurët dhe është e lirë për qarkullim në tërë segmentin e saj.

 

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO